UBT News

​Konjufca: Presim nga Franca mbështetje për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e uroi për marrjen e detyrës.

Konjufca, siç u bë e ditur nga Kuvendi, e falënderoi ambasadorin Guérot për përkrahjen, të cilën Franca e ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Në njoftim thuhet se kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Konjufca dhe Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.

Exit mobile version