Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Zahir Tanin ka uruar Glauk Konjufcën për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit.
“Me rastin e inaugurimit të kësaj legjislature të re, unë ju shkruaj për t’ju përgëzuar për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe emërimin tuaj si ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës. Në emrin tim dhe në emër të UNMIK-ut, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm. Ju lutemi sigurohuni që UNMIK-u është gati që t’ju ofroj juve dhe të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, çdo mbështetje dhe ndihmë në përputhje me mandatin tonë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Me kënaqësi pres që të bashkëpunojmë për të gjitha çështjet që janë me interes të ndërsjellë”, ka thënë Tanin në telegramin e tij.
Glauk Konjufca është zgjedhur të hënën kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.