UBT News

​Konjufca: Kosova e ka vendin nën ombrellën e NATO-s

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi sot se Kosova e ka vendin nën ombrellën e NATO-s.

Pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, Konjufca tha se vetëm pas agresionit rus në Ukrainë po shihet rëndësia e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë më herët. Kjo, sipas tij, i jep siguri Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Konjufca tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më shumë.

“Roli i Parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi i Kosovës miratoi në të njëjtën kohë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut rezolutën që dënon agresionin e Ukrainës. Ne jemi të përcaktuar dhe po veprojmë në njëjtën kornizë me Maqedoninë e Veriut për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ai.

Exit mobile version