UBT News

​Konjuca: ‘Zajednica’ u riaktualizua, Hoti kryeministër ‘kukull’

Glauk Konjufca nga LVV, tha se nuk është mirë të shkohet në fazë të përmbylljes me një marrëveshje finale me Serbinë, pasi është një vendim shumë i rëndësishëm, i cili nuk mund të arrihet pa një konsensus dhe pa një qeveri të fuqishme, e cila del drejtpërdrejt prej popullit.

Ai në një konferencë për media në 5-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, tha se kjo çështje tashmë është më aktuale për shkak të deklaratave se është faza finale e dialogut.

Konjufca tha se si “Zajednica”, ashtu edhe projekti për shkëmbimin e territoreve më Serbinë, janë rrezik për Kosovën, e që sipas tij, të dyja janë në tavolinën e negociatave.

Ai tha se në LDK dhe në partitë e PAN-it janë vetëm dy lloje të politikanëve, politikanë të cilët janë pro Zajednicës dhe politikan të cilët janë pro shkëmbimit të territoreve.

Exit mobile version