UBT News

​Konfiskohen mbi 72 mijë euro mallra të kontrabanduara dhe arrestohen tre të dyshuar në Prizren

Dogana e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celularë dhe pajisje përcjellëse në vlerë prej mbi 72 mijë euro, ndërsa janë arrestuar tre persona.

Ne një komunikatë për media bëhet e ditur se pas hetimit disamujor njësitet e Doganës së Kosovës kanë bastisur shtatë lokacione të ndryshme ne Prizren, ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.

“Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm (telefona celularë, pjesë rezervë për telefona dhe aksesorë) pa origjinë/dokumentacion përcjellës, pra është kontrabanduar. Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore janë 21,509.41 euro”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar. 

Exit mobile version