Gjatë kontrollimit në një veturë policia ka gjetur 32 mijë e 900 euro. Kështu janë konfiskuar paratë përderisa prejardhja e tyre nuk dihet ende.
Ndërkaq, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si shmangie nga tatimi.
Fsh. Bresje -Fushë Kosovë 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.