Policia e Kosovës ka arrestuar personin me iniciale A.Q. (1983) në Prizren për shkak të posedimit të një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren sot, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kilogramë e 546 gramë substancë, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.