Dy persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit. Në operacionin policor janë konfiskuar mbi 18 kilogramë drogë e llojit “Marihuanë”.
Po ashtu janë konfiskuar dy vetura me targa vendore, 355 euro para të gatshme dhe dy telefona.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si blerje, posedim dhe shitje e pautorizuar e narkotikëve.