UBT News

​Konfiskohen lloje të ndryshe të drogave në Gjilan, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli ka gjetur dhe sekuestruar 15.5 gram substanca të dyshuara të llojit kokainë, 1.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 1.3 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit hashash, një tabletë Ekstazi, një peshore digjitale, 3 grindera për marihuanë, 365 euro dhe 20 franga.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews

Exit mobile version