Policia e Kosovës ka konfiskuar sot dy armë dhe municion gjatë një bastisje në një shtëpi në Suhogerllë të Istogut, me ç’rast është arrestuar personi me inicialet N.K. (48).
Bastisja është kryer rreth orës 07:20 në bazë të urdhëresës, ku në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 kal.7.62, dy karikatorë të së njëjtës armë, një fishek i kalibrit 7.62mm, një pushkë gjuetie model Karatay Magnum kalibri 12 GA dhe 26 fishekë të së njëjtës pushkë të kalibrit 12 mm, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar. Oas konsultimit me prokurorin e shtetit i dyshuari lirohet dhe rasti dërgohet në procedurë të rregullt.