Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është mbledhur edhe njëherë sot, porse këtë radhë pa praninë e mediave.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha bëri të ditur se zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes kanë kërkuar që diskutimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023 të jetë i mbyllur për media.
“Sot jeni të ftuar të paraqitni në mënyrë përmbajtësore komentet lidhur me buxhetin për FSK-në. Tani është koha për zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga FSK-ja. I kisha lutur mediat që ky takim të mbahet i mbyllur”, ka thënë Berisha.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot në një mbledhje tjetër ka shqyrtuar Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e inspektoratit policor të Kosovës me autorizim policor, dhe i njëjti është proceduar për në Kuvend.