Komisioni për Integrime Evropiane është konstituuar të martën në Kuvendin e Kosovës. Prioritet i këtij komisioni u tha se është përmbushja dhe zbatimi i MSA-së. Krahas kësaj si kërkesë e këtij komisioni u ngrit edhe mundësia që të kërkohet nga Bashkimi Evropian sigurimi i vaksinave antiCOVID.
Anëtarja e këtij komisioni nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se pas ndryshimit të rrethanave me pandeminë, prioritet i komisionit duhet të jetë diskutimi me zyrtarë të BE-së për sigurimin e vaksinave. Koordinim për këtë çështje u kërkua edhe nga deputetët e Vetëvendosjes në këtë komision.
Kryetare e këtij komisioni është Rrezarta Krasniqi. Ndërsa nënkryetare, Arbëreshë Kryeziu nga LVV.