KFOR-i ka njoftuar se komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti në takim komandantin e Trupave Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s në Greqi, gjenerallejtënant Sotirios Kostakoglu në Camp Film City. Gjenerali Kajari shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it.
“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ferenc Kajari priti në takim komandantin e Trupave Shpejtë të Dislokueshme të NATO-s në Greqi, gjenerallejtënant Sotirios Kostakoglu në Camp Film City, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Gjatë bisedimeve të tyre, komandanti i KFOR-it informoi për aktivitetet e KFOR-it dhe diskutoi për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Gjenerali Kajari shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftim.