UBT News

​KMDLNj: Shtrenjtimi i rrymës hap rrugë për destabilizim social në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

KMDLNj thotë se KEDS-i është shumë insistues ndaj ZRRE-së që të miratojë kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30-40%, si hap i parë drejt rritjes së radhës së çmimit të rrymës e që jetën e shumicës së qytetarëve të Kosovës do ta bëjë të pamundur shkaku se edhe me çmimet e tashme kanë shumë probleme t’i shlyejnë faturat.

Sipas KMDLNj, shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike i krijon të gjitha parakushtet për shprehje të pakënaqësisë qytetare në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe jo prapakthim siç do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pensionet, por edhe pagat në përputhje me inflacionin dhe rritje të çmimeve të shportës së shpenzimeve për një familje.

“KMDLNj thërret Qeverinë e Kosovë-s që urgjentisht ta rishqyrtojë mundësinë për rritje të dinjitetshme të pensioneve të kategorive sociale , pensionistëve në bazë të moshës si dhe pensioneve tjera , të rrisë rrogat e sektorit publik sikur që të krijojë rrethana lehtësuese për bizneset të cilat shkaku i masave kufizuese dhe uljes së kapacitetit blerës, ose kanë falimentuar ose janë në prag të falimentimit”, thuhet në reagim.

Exit mobile version