UBT News

​KMDLNj: Mosvotimi i Kodit Civil lojë politike, deputetët të përmbahen nga fjalori fyes

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut pas debatit rreth Kodit Civil, ku i hapej rrugë legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë, ka reaguar siç thotë për fjalorin e papërmbajtur, degradues, fyes dhe përjashtues që deputetët e Kuvendit të Kosovës e përdorin kryesisht në mungesë të fakteve dhe për qëllime politike.

Sipas KMDLNj, me rastin e diskutiimeve për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës pati diskutime të papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti i mandatit të deputetit me ç’rast u fyen rëndë pjesëtarët e një komunitetit me orientim seksual ndryshe e që nuk do të duhej të tolerohej sikur që deputetët e tillë do të duhej të sanksionoheshin për këtë fjalor përjashtues, fyes, degradues, diskriminues dhe racist.

“Mosvotimin e Kodit Civil KMDLNj e konsideron më shumë si lojë politike, të pozitës dhe opozitës sepse pa asnjë dyshim ky Kod Civil do të votohet në një të ardhme të afërt, prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të përmbajtur për fjalorin që e përdorin”, thuhet në reagim.

Exit mobile version