Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut po vlerëson se aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK, dhe rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.
Kjo gjykatë të enjten më datë 6 prill 2023 ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish–komandantin e UÇK-së t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima.
Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë, prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.