UBT News

​Kievi kërkon nga Kryqi i Kuq të vizitojë burgun famëkeq në Donetsk

Zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar Kryqit të Kuq të kryejnë një mision në burgun famëkeq në lindje të vendit të pushtuar nga Rusia. Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, kërkoi që Kryqi i Kuq (KNKK) të vizitojë burgun Olenivka në Donetsk brenda tre ditëve.

“Ne thjesht nuk mund të humbim më shumë kohë. Jetët e njerëzve janë në rrezik”, shkroi ai në Twitter.

Muajin e kaluar, Kryqi i Kuq u përpoq të siguronte hyrjen në kamp, por tha se ishte mohuar nga autoritetet ruse. Burgu Olenivka ka qenë nën kontrollin e autoriteteve të mbështetura nga Rusia në Donetsk që nga viti 2014, raporton BBC.

Në korrik, dhjetëra të burgosur ukrainas u vranë në shpërthimet në kamp, për të cilat të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën.

Kyiv tha se burgu ishte në shënjestër të Rusisë për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve, ndërsa Moska fajësoi raketat ukrainase.

Të arrestuarit në vend përfshijnë anëtarë të batalionit Azov, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të qytetit të Mariupolit dhe të cilët Rusia ka kërkuar t’i përshkruajë si neo-nazistë dhe kriminelë lufte.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina ushtron presion ndaj organizatave ndërkombëtare për të hetuar se çfarë po ndodh në burg. Yermak tha se ai e kishte ngritur përsëri çështjen gjatë një video-konference me zyrtarë nga KNKK dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ai ka kërkuar që udhëtimi të bëhet deri të hënën.

“Ukraina… do të kontribuojë në këtë mision në çdo mënyrë të mundshme”, tha ai në Telegram, duke shtuar se nuk e kuptonte pse një mision për të inspektuar Olenivka nuk ishte rregulluar ende.

Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri jehonë thirrjeve dhe akuzoi Kryqin e Kuq për mosveprim, duke thënë se kishte obligime, kryesisht të natyrës morale.

Exit mobile version