”Khalilah” mbërriti edhe në Itali, jahti i gjithi i mbuluar me ar, sipas today.it. Pikërisht edhe një vit më parë, ai u admirua me gjithë shkëlqimin e tij në ishullin Elba.
Tani, në vend të kësaj, ”Khalilah”, jahti prej ari dhe i konsideruar si një nga varkat më luksoze në botë, është përjetësuar, siç dëshmohet nga fotoja, brenda portit të Livornos, ku është ankoruar pranë portës ”Valessini”. Jahti, që vinte nga La Spezia, u bë menjëherë virale në mediat sociale.
Nga ana tjetër, një varkë e gjatë 48 metra e rezervuar për super të pasurit sigurisht që nuk mund të mbetet pa u vënë re.
Sipas asaj që po qarkullon në internet, kushdo që dëshiron të kalojë një javë të këndshme në bord duhet të paguajë rreth 250 mijë euro.
Nëse, nga ana tjetër, doni t’i keni të gjitha për vete pa qenë nevoja ta ndani me të tjerët, thjesht hapni portofolin tuaj dhe shkruani një çek për 28 milionë euro.