UBT News

​Këta presidentë do të takohen me Zelenskyn në Kiev

Presidenti i Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kështu tha një këshilltar i liderit polak.

Vendet tona “po i tregojnë mbështetje Ukrainës dhe Presidentit Zelensky”, ka thënë në Twitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch.

Vizita e tyre vjen pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.

Exit mobile version