Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë ditës së sotme ka reaguar ndaj partive politike, duke theksuar se respekton të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë të secilit individ dhe subjekt politik, mirëpo deklarimet dhe qëndrimet e kandidatëve, të cilët janë pjesë e fushatës zgjedhore, duhet të jenë të përmbajtura dhe në respektim të plotë të ndarjes së pushteteve dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e gjyqësorit, përkatësisht Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.
Ndër të tjera në reagim thuhet se kryeprokurori i Shtetit i përgjigjet vetëm Keshillit Prokurorial, ndërsa mandati i tij dhe obligimet janë të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike.
“Më këtë rast, theksojmë se sistemi prokurorial me mbështetje të fuqishme edhe të partnerëve ndërkombëtarë është duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm në fuqizim të llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.