UBT News

​Këshilli i prindërve kundër kompensimit të orëve të humbura

Mbi 70 për qind e nxënëseve nuk kanë qenë pjesë e procesit mësimor të shtunën e kaluar. Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve janë shprehur kundër kompensimit të orëve sipas kalendarit të ri.

Edhe sot përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur kundër mësimit të shtunave.

“Janë dy ditë shumë të rëndësishme për ta, të marrin kënaqësi, të luajnë e bëjnë çka vetë duan, të garojnë e sfidohen me aktivitete jashtëshkollore. Prindërit janë gjithnjë gati për mbështetje. Dy ditë për rifreskim të mendjes e trupit, çlodhje e pushim. Dhe të gjitha këto, si parakusht, që java vijuese të mund të jetë sa më produktive në shkolla”, thuhet mes tjerash në reagim.

Më tej në reagim thuhet se nxënësit gjithandej vendit të shtunave zhvillojnë aktivitete kulturore, apo edhe ndjekin kurse të ndryshme për gjuhë të huaja, kodim e zanate.

Exit mobile version