Sot nga ora 12:00, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj mos fillimit të procesit mësimor.
Protesta do të jetë njëorëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës, thuhet në njoftim.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) sot ka bërë të ditur se greva e nisur më 25 gusht do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, për shkak të mosrealizimit të kërkesave për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat.