UBT News

​Këshilli i Evropës zyrtarisht e përjashton Rusinë

Këshilli i Evropës tha se Komiteti i Ministrave zyrtarisht kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga ky trup për të drejtat e njeriut. Kjo është hera e parë që një anëtar përjashtohet nga ky Këshill.

Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, tha përmes një deklarate më 16 mars se ka miratuar në mënyrë unanime mocioni “që thotë se Federata Ruse më nuk mund të jetë anëtare e organizatës”.

Ky vendim vjen në ditë pasi Rusia kishte njoftuar organizatën se do të tërhiqej, duke shtuar se “Federata Ruse pushon së qeni anëtare e Këshillit të Evropës nga sot, pas 26 vjetësh anëtare”.

Këshilli i Evropës e kishte pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric, e ka përshkruar sulmin ndaj Ukrainës si “shkelje flagrante” të statusit të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, institucion të cilin Këshilli e mbikëqyrë./REL

Exit mobile version