UBT News

​Këshilli Grevist viziton grevistët e administratës në komunën e Prishtinës

Anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, të shoqëruar nga anëtarët e Këshillave Greviste të Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së kanë vizituar grevistët e Administratës Komunale në Komunën e Prishtinës.

Ahmet Gashi kryetar i Shoqatës Sindikale në komunën e Prishtinës tha se edhe punëtorët e adminitratës në këtë komunë i janë përgjigjur grevës së përgjithshme. Sipas tij greva po shkon shumë mirë.

Gashi tha se kjo grevë po mbahet vetëm pas shterrimit të të gjitha veprimeve sindikale.

Ai renditi disa nga kërkesat e tyre e që janë, hartimi sa më parë dhe fillimi i zbatimit të ligjit të pagave, të bëhet plotësim ndryshimi I Ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesa prej 100 euro deri në fillimin e zbatimit të ligjit të pagave.

Kurse, Rrahman Jashari që kryeson këtë grevë në emër të BSPK-së tha se janë zëri edhe i policëve dhe zjarrfikësve meqenëse ata nuk i lejon ligjit të hyjnë në greva.

Ai uroi që qeveria që nga sot të nis dialogun me ta lidhur me kërkesat e tyre.

Exit mobile version