UBT News

​Kërkohet proces i drejtë gjyqësor për vrasjen e Marigona Osmanit

Derisa në orën 10:00 pritet të nis seanca gjyqësore kundër Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, Kolektivi për mendim dhe veprim feminist përmes një aksioni simbolik para Gjykatës Themelore në Ferizaj ka kërkuar dënim meritor për të akuzuarit.

Liridona Sijarina nga kjo organizatë tha se përmes këtij aksioni po kërkojnë që rasti i Marigona Osmanit të trajtohet në mënyrë të drejtë.

Ne sot kemi ardhur për ta kujtuar Marigonën dhe për t’i bërë presion Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta trajtuar rastin në mënyrë të drejtë. Ky aksion është i motivuar prej krejt rasteve ku viktima të femicidit kanë qenë gratë dhe padenjësisht janë trajtuar prej krejt insiticuoneve.ne sot duam ta kujtojmë mënyrën makabër se si vdiq Marigona dhe me dhënë sinjal tek institucioneve se ne jemi këtu dhe nuk do të heshtim dedisa rasti i saj dhe rastet tjera të arrij drejtësinë”, tha ajo.

Exit mobile version