Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Në një komunikatë për medie, prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore babait të tij.
“Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësor të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet po aty.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.