Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit H.J në Gjilan, i cili dyshohet se ka pranuar para nga një palë në procedurë.
Për të dyshuarin për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, kërkesa për paraburgim është dorëzuar në gjykatën kompetente.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit H.J., për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria Themelore.
Personi i dyshuar është ndaluar të enjten pas veprimeve hetimore të ndërmarra në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
H.J dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar shumën prej 8 mijë euro duke deklaruar se këto para do t’ia jap kolegjit të gjykatësve në mënyrë që të nxjerrët një vendim në dobi të palës së mbrojtur nga ai.