UBT News

​Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë pasi largoi nga puna një mësimdhënëse

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në fshatin Reshtan, të Suharekës një drejtor shkolle është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një grup i personave.

Sipas njoftimit, ankuesi kishte thënë se ky kërcënim kishte ardhur sepse ai kishte larguar nga puna një mësimdhënëse.

“Fshati Reshtan, Suharekë 03.09.2022 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, njofton policia.

Exit mobile version