UBT News

​Kërcënohen sërish serbët e veriut nga bashkëkombësit e tyre

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë kërcënuar sërish mbrëmë, pasi që në automjetet e tyre dikush gjatë natës ka vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë gjatë ditës në këtë drejtim në mënyrë që ti identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat sic tha ai, janë kundër ligjore.

Exit mobile version