Një burrë nga Prizreni ka keqtrajtuar ose ka braktisur fëmijën, ndaj tij prokuroria ka inicuar hetime.
Rasti është ngritur si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” andaj lidhur me rastin janë kontaktuar zyrtarët nga Qendra për Punë Sociale, të cilët e kanë marrë fëmijën nën përkujdesje.
“Prizren 17.08.2022 – 14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e cekur. Lidhur me rastin janë kontaktuar zyrtarët nga Qendra për Punë Sociale të cilët kanë marr fëmiun nën përkujdesje poashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.