UBT News

​KEK: Bashkëpunimi me KESH për sigurimin e rrymës do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se po vazhdon bashkëpunimin me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Në një komunikatë për media thuhet se KEK falë bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar mbi 120.000 MW/h, e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë dimrit, ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara në kohë të pikut, kur konsumi në Kosovë po shënon ngritje.

KEK dje nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 14:00-24:00, në total 1100 MW/h, ndërsa për sot po ashtu ka siguruar 100 MW/h nga ora 10:00-22:00 në total 1200 MW/h.

Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë te KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës.

Exit mobile version