UBT News

​KEDS ka inicuar takime intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, KEDS po bën një punë intensive me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike.

Sipas komunikatës, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës. Disa zyrtarë të kësaj kompanie janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj.

Një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Aty të dy palët janë pajtuar që të gjenden format më të mira të kursimit në objektet që i menaxhon komuna dhe njësitë e saj.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e KEDS, ekipet e kompanisë do të zhvillojnë takime ditëve në vijim më udhëheqësit e të gjitha komunave të vendit, institucioneve, bizneseve dhe mekanizmave tjerë.

Exit mobile version