Këshilli i Evropës në samitin për raportin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se në fokus edhe vitin e ardhshëm do të jenë investimet dhe marrëveshjet energjetike.
“KE ka ftuar Ballkanin Perëndimor të bashkohet për gazin e lëngshëm dhe hidrogjenit, Serbia dhe Bosnja janë bashkuar. Komuniteti energjetik i Komunitetit Evropian po hap tregun elektrik për Ballkanin Perëndimor. Paketa e këtij viti do të fokusohet tek implementimi dhe investimet që ne filluam 2 vjet më parë. Plani vjen me 9 mld euro nga bankat europiane dhe mundësia për të marrë 20 mld euro në 6 vitet e ardhshme. Ky fond është gjatë rrugës së tij. Në dy vitet e fundit kemi dhënë 1.2 mld euro në grante në Ballkanin Perëndimor. Kemi financuar 24 projekte me një vlerë 3.4 mld eurosh”, tha Oliver Varhelyi.