Komunat e Kosovës kanë pasur rënie të transparencës në prokurim publik për vitin 2020. Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të hulumtimit të KDI-së për transparencën e nivelit lokal.
Përmes një konference për medie, Diana Betushi-Krasniqi tha se rënia prej 1 përqind ka ndodhur për shkak edhe të kufizimit të punës së administratës publike. Derisa tha se ndër komunat më transaprente është Prishtina dhe Lipjani.