UBT News

​Katër të vrarë në një sulm ndaj një automjeti ushtarak në Afganistan

Në një sulm ndaj një automjeti ushtarak në perëndim të Afganistanit, katër persona mbetën të vrarë, ndërsa pesë të plagosur, njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Këtë mëngjes, persona të armatosur të panjohur sulmuan një automjet që mbante personelin mjekësor të Korpusit 207 të Ushtrisë Al-Farooq”, tha Enaiatullah Kovrazmi.

Nuk është bërë e ditur se në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo ngjarje.

Exit mobile version