UBT News

​Katër të ndaluar në Gjilan për keqpërdorim të detyrës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë, ku të dyshuar ishin komisioni vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro.

Sot në cilësinë e të dyshuarave janë intervistuar pronari i kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme.

Me këto veprime të dyshuarit me iniciale P.J., I.Z. dhe F.D., dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare, ndërsa i dyshuari me iniciale A.K., pronar i kompanisë, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë euro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në Prokurim Publik.

Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre anëtareve kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm. 

Exit mobile version