Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin e punës, në katër raste të ndara, janë lënduar katër persona.
Sipas Policisë, në Ferizaj dje është lënduar një femër, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar. Po në Ferizaj, në vendin e punës është lënduar edhe një mashkull kosovar, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar.
Një person është lënduar edhe në fshatin Krushev të Dragashit, si dhe një tjetër në fshatin Piran të Prizrenit, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë, Policia po heton rastet.