Katër nxënës të një shkolle në Obiliq janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.
Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime tupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.