UBT News

​Kastrati-deputetëve të LVV-së: Jeni të burgosur prej Binit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka adresuar akuza të rënda ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e sotme plenare.

Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, Kastrati i ka quajtur deputetët e mazhorancës të burgosur nga kryeministrit Albin Kurti apo siç e ka quajtur ai “Bini”.

“Ju keni besim në këto si iniciativë jo politike, por për nevoja të qytetarit, por në fakt ju veproni ndryshe. Veproni ndryshe se jeni të burgosur prej binit. Individi është vlera themelore e çdo shoqërie moderne, kjo nuk do të thotë se kjo nuk ka demokraci, pasi ju jeni të votuar, jeni përfaqësues të qytetarëve, por kjo është demokraci pa individë. Ju nuk lejoheni të thoni mendimin e juaj të lirë me çështjen që po diskutohet. Pasi marrëdhënia juaj me binin është sikur ajo e foshnjës me nenën, e cila nuk mundet me u shkëput kordonin nga kërthiza sepse është e varur prej saj”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po shqyrtohet çështja e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti.

Exit mobile version