Sot rreth orës 15:00, Stacioni Policor Suharekë nga një ankuese femër ka marrë informacion se një i dyshuar është nisur i armatosur në drejtim të ambulancës në Studençan për të sulmuar vëllain e saj.
Polica ka lokalizuar të dyshuarin dhe gjatë bastisjes së automjetit, në bagazh është gjetur një pushkë gjysmë automatikë, ndërsa në gjepat e tij janë gjetur katër fishekë.
Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur 13 fishkë dhe 8 krehër të fishekëve.
Arma, municioni dhe provat tjera janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.