Policia njofton se sot rreth orës 14:50 në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut një person u kap me armë zjarri.
Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar.
Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personi i dyshuar me inicialet R.L i moshës 17-vjeçare është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.