UBT News

​Kapet me 27 kilogramë narkotikë, arrestohet personi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mramor të Prishtinës, pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një veturë me targa vendore, 27 kilogramë e 600 gramë substancë narkotike si dhe dinarë të Serbisë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se substanca narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Fsh. Mramor, Prishtinë (NN) 09.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën e ti janë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, po ashtu është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 € dhe 320 dinarë (para të Serbisë)”, thuhet në raportin 24-orësh.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version