UBT News

​Kapen tre emigrantë nga Pakistani në një kamion të mallrave

Oficerët e doganës, sot gjatë kontrollimit të maunave, kanë hasur në tre persona të fshehur brenda një kamioni që transportonte mallra.

Sipas njoftimit të Doganës, bëhet fjalë për tre emigrantë nga Pakistani, të cilët së bashku me vozitësin e kamionit më pas janë dorëzuar te Policia e Kosovës.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të përgjegjësive, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Exit mobile version