UBT News

​Kanosi të miturën, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se ditë më parë ka kanosur një të mitur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ditë më parë me forcë kishte futur në veturë viktimën e mitur dhe e kishte kanosur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Exit mobile version