UBT News

​Kanosi nënën arrestohet i dyshuari

Të dielën një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka ushtruar dhunë psiqike dhe ka kanosur nënën e tij.

Policia njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si dhunë në familje.

Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version