UBT News

​Kanosën zyrtarët policorë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar të dielën në Lipjan, pasi të njëjtit kanosën dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në ora 11:37, derisa zyrtarët policorë ishin në kryerje të detyrës.

“Lipjan 30.10.2022 – 11:37. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kanosur dy zyrtarë policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Exit mobile version