UBT News

​Kancelari Schallenberg njofton papritur dorëheqjen

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg deklaroi se do të japë dorëheqje, më pak se dy muaj pas inaugurimit të tij dhe disa orë pasi paraardhësi i tij i përfshirë nga skandali, Sebastian Kurz, njoftoi largimin e tij nga politika.

Dorëheqja e politikanit konservator Schallenberg paralajmëron trazira të mëtejshme në krye të politikës austriake, dhe në veçanti për Partinë Popullore Austriake konservatore (OeVP).

Kurz, një i dyshuar për korrupsion, deklaroi sot “se do të japë dorëheqjen si kreu i partisë dhe kreu i grupit parlamentar të OeVP’’.

OeVP është aktualisht në një koalicion të brishtë qeveritar me të Gjelbërit.

Exit mobile version