UBT News

​Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen tre shtetas të Serbisë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë në Leposaviq, pasi që me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjete pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version