Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë në Leposaviq, pasi që me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturë janë gjetur edhe disa mjete pune të cilat janë dërguar në terminalin doganor.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.