Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u prit sot në takim nga komandanti i KFOR-it gjeneral major Ferenc Kajari, me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin dhe koordinimin paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
Komandanti i KFOR-it Kajari, e informoi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.
Ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje për punën që KFOR-i po e zhvillon duke vlerësuar rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, u tha në takim.